Versioni Online       Dërgoja një miku       Regjistrohu       Ç'regjistrohu
FAQJA KRYESORE      UNË RICIKLOJ 28 Janar
2013
RRETH NISMËS         KONTAKT
Enable Images
Parimi në riciklim është i thjeshtë
"Ç'farë mund të riciklohet, Duhet të riciklohet".
Enable Images
Problemi është nga shtëpitë te kazani!
Problemi është nga shtëpitë te kazani! Riciklimi është shumë i rëndësishëm për çdo komunitet. Përpjekjet për riciklimin nëpër lagjet e Tiranës dhe në bizneset lokale ndihmojnë për të përmirësuar mjedisin e qytetit, mundëson ripërdorimin e materialeve duke krijuar përfitime ekonomike dhe vënde pune.

Ndërgjegjësimi i anëtarëve të komunitetit për ndarjen dhe mbetjeve të riciklueshme luan një rol shumë të rëndësishëm në problemin e riciklimit dhe në pjesëmarrjen e komunitetit në një program të riciklimit si nisma Unë Ricikloj. Shoqëria civile dhe organizatat mjedisore në veçanti duhet të punojnë nga afër në komunitet për të informuar sa më shumë njerëz për rëndësinë e riciklimit, përfitimet prej tij dhe të mirat mjedisore për qytetin tonë. Ky natyrshëm është edhe misioni i nismës sonë, por duke punuar paralelisht për të ofruar mundësi konkrete për ndarjen e mbetjeve në komunitet. (mundësi teknike, logjistike dhe zgjidhje të qëndrueshme në kohë). Vetëm pasi të kemi avancuar në këtë alternativë të domosdoshme do të mund të kemi fuqinë të informojmë dhe ftojmë banorët të bëhen pjesë e programeve të riciklimit nëpër lagjet e Tiranës.

Rritja e ndërgjegjjes qytetare mbi riciklimin do të sillte veprime konkrete nga vetë qytetarët, nga institucionet, Bashkitë dhe bizneset, duke krijuar një lëvizje të vërtetë mjedisore me përfitime të mëdha ekonomike, ku nuk do të mungonte as mbështetja dhe partneriteti i ndërkombëtarëve.

PASS, organizata iniciuese e nismës Unë Ricikloj, ka zhvilluar disa fushata mjedisore për pastrimin dhe mbajtjen pastër të mjediseve të përbashkëta, në komunitetet e Tiranës dhe Durrësit, ku është vertëtuar energjia dhe fuqia e komuniteteve tona kur arrin ti përfshish në një lëvizje për një mjedis më të shëndetshëm. Nëse do të arrijmë të vendosim një standard për riciklimin në një nga komunitetet e Tiranës do të jetë një hap I madh përpara drejt misionit tonë të gjelbërt.

Parimi në riciklim është I thjeshtë "Ç'farë mund të riciklohet, Duhet të riciklohet". Për këtë arsye banorëve duhet t'ju vihen në dispozicion infrastruktura e riciklimit, duhet t'ju kthehet mbrapsht në investime për cilësinë e mjedisit çdo përpjekje e tyre për të ndryshuar mjedisin në lagjen e tyre dhe më e rëndësishmja duhet që Bashkia të mbështesi çdo nisëm komunitare, organizatë apo bashkim njerëzish që duan të ndërrmarin një program komunitar të riciklimit.
Enable Images
Enable Images Enable Images
Ura më e gjatë e ricikluar!
E ndërtuar me një material shumë të fuqishëm, përbërë nga plastik i ricikluar (shishe plastike, dhe mbetje të tjera shtëpiake të kësaj lënde), kjo urë i shërben këmbësorëve, makinave dhe mjeteve transportuese të peshave të rënda..
Fakte dhe mite për riciklimin
Pse nuk riciklojmë? Shumica jonë pretendojnë se është e papërshtatshme, vetë nuk janë të shqetësuar dhe nuka kanë as vend. Disa të tjerë pretendojnë se mund ta bëjnë po të paguhen dhe të tjerë thonë se është e vështirë...
Enable Images Enable Images
When you refuse to reuse it's our Earth you abuse!
It's easy being green- Reduce, Reuse, Recycle!
Enable Images Une_Ricikloj Une_Ricikloj Une_Ricikloj
Find us on Google+
Follow us on Vimeo
LinkedIn
Unë Ricikloj
Tiranë, Shqipëri, 1001
www.ricikloj.com
info@ricikloj.com
ricikloj@gmail.com
Mob: +355 696130440
© Të gjitha të drejtat rezervuar - Unë Ricikloj 2013
Ju po e merrni këtë email, sepse jeni regjistruar në faqen tonë të internetit ose në një nga rrjetet tona sociale
Regjistrohu në listën tonë - Ç'regjistrohu nga lista